Dita e 25-të e protestës, nis grumbullimi i qytetarëve në sheshin “Skënderbej”

Dita e 25-të e protestës, nis grumbullimi i qytetarëve në sheshin “Skënderbej”

Mbahet sot Tiranë protesta qytetare, për të 25 ditë. Grumbullimi i qytetarëve ka nisur si çdo ditë në sheshin Skënderbej, e më pas kanë marshuar drejt Kryeministrisë. Aty kanë nisur thirrjet dhe fjalimet ku mes të tjerash kërkohet dorëheqja e qeverisë dhe qeveri teknike jo më pak se 12 muaj. Ndërkohë një ditë më parë kanë njoftuar se në 4 Korrik, diaspora do të bashkohet në protestë. Pritet që pas përfundimit të fjalimeve të qytetarëve ata të marshojnë nëpër rrugët e kryeqytetit, e kthyer tashmë në rutinë që nga dita e parë e protestës.