Dita e 21-të e protestës, qytetarët nisin marshimin përreth Kryeministrisë
Është zhvilluar protesta e 21-të këtë të shtunë përballë kryeministrisë, ku këtë herë në Bulevard kanë qenë edhe shqiptarët që jetojnë dhe punojnë në emigracion. Pas fjalimeve të zakonshme të qytetarëve, të cilët renditën arsyet e tyre pse ndodhen në këtë protestë, ku sërish kryefjalë ka qenë dorëheqja e kryeministrit Rama, qytetarët kanë nisur marshimin e zakonshëm. Por ndryshe nga çdo protestë tjetër, mbrëmjen e sotme marshimi do të bëhet rreth e qark kryeministrisë.
Burimi:
vizionplus.tv