Dita e 18-të e protestës, qytetarët nisin marshimin drejt kryeministrisë

Dita e 18-të e protestës, qytetarët nisin marshimin drejt kryeministrisë

Qytetarët janë mbledhur sërish këtë të mërkurë, 17 qershor, në ditën e 18-të për të protestuar kundër investimit në Zvërnec dhe kundër qeverisë. Qytetarët u mblodhën në sheshin “Skënderbej”, e më pas do të vijojnë marshimin drejt Kryeministrisë. As këtë herë nuk kanë munguar pankartat dhe thirrjet e protestës për kundërshtimin e projektit të Zvërnecit.