Dita e 17-të e protestës, nis grumbulimi i qytetarëve

Dita e 17-të e protestës, nis grumbulimi i qytetarëve

Qytetarët janë mbledhur sërish këtë të martë, 16 qershor, në ditën e 17-të për të protestuar kundër investimit në Zvërnec dhe kundër qeverisë. Qytetarët u mblodhën në sheshin “Skënderbej”, e më pas do të vijojnë marshimin drejt Kryeministrisë. As këtë herë nuk kanë munguar pankartat dhe thirrjet e protestës për kundërshtimin e projektit të Zvërnecit.