“Diktatori i fundit”/ Protestuesit i bëjnë bust Edi Ramës dhe e rrëzojnë para Kryeministrisë
Në protestën e zhvilluar në Tirana, në mënyrë simbolike është paraqitur një bust i kryeministrit Edi Rama. Në të shkruhej “diktatori i fundit”, ndërsa në mënyrë simbolike ata e rrëzuan me litar dhe e shkelën e këmbë, duke e krahasuar me rrëzimin e bustit të ish- diktatorit Enver Hoxha. Organizatorët e kanë cilësuar protestën si një nga më të mëdhatë e zhvilluara në vend, me pjesëmarrje të gjerë nga qytetarë brenda vendit dhe nga diaspora.
Burimi:
javanews.al