Dhuna në Zvërnec/ Lamallari: Qeveria nuk ka falur tokë! Sjellje skandaloze e rojeve private, të mbyllet ‘Major Security’

Dhuna në Zvërnec/ Lamallari: Qeveria nuk ka falur tokë! Sjellje skandaloze e rojeve private, të mbyllet ‘Major Security’

Besfort Lamallari TIRANË-Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari ka reaguar lidhur me incidentin e rëndë që ndodhi, më 30 maj, gjatë protestës kundër projektit në Zvërnec, ku punonjësit e shoqërisë private të sigurisë së kantierit 'Major Security' goditën me grusht dhe tërhoqën zvarrë njërin prej protestuesve. Lamallari së pari thekson se qeveria shqiptare nuk ka falur tokë.  Së dyti ministri shprehet se edhe pse prona është private, rojet private të pronës nuk kanë asnjë të drejtë të përdorin forcë ndaj askujt dhe kërkon hetim të kompanisë 'Major Security'. Ndërkohë Lamallari shton se kjo kompani duhet të mbyllet sa më parë të jetë e mundur. Në reagim ministri prek edhe ndërhyrjen e Policisë së Vlorës, për të cilën shprehet se indiferenca e tyre ishte e papranueshme, duke theksuar...