Dhuna ndaj të moshuarës, Vasili: Policia që nuk përballet me kriminelët, dhunon gjyshet

Dhuna ndaj të moshuarës, Vasili: Policia që nuk përballet me kriminelët, dhunon gjyshet

Ish-deputeti Petrit Vasili ka reaguar ashpër pas dhunës së policisë ndaj protestuesve, ku një grua e moshuar është tërhequr zvarrë nga efektivët gjatë protestës. Reagimi i Petrit Vasilit: Turp, krim. Po Rama, ministri, deputetët a kanë nëna? Po mirë, a kanë nëna këta maskarenj të policisë që tërheqin zvarrë një grua të moshuar? Po ky Edi Rama a ka pasur nënë, që i nxit këta hajvanë të policisë për dhunë? Po ky ministri i Brendshëm a ka nënë dhe a i vjen mirë t’ia tërheqë zvarrë policia nënën e tij? Po këta deputetët pisa të Rilindjes a kanë nëna? Po këto gratë deputete të PS-së, që të çajnë dërrasat dhe bëjnë moral si megafonë të çarë, përse nuk e hapin gojën kur një gjyshe dhunohet...