Dhuna ndaj protestuesve në Zvërnec/ 3 deputetë të PS kërkojnë t’i hiqet liçenca kompanisë private të sigurisë

Dhuna ndaj protestuesve në Zvërnec/ 3 deputetë të PS kërkojnë t’i hiqet liçenca kompanisë private të sigurisë

Tre deputetë të Partisë Socialiste kanë reaguar pas ngjarjeve të ndodhura në Zvërnec të Vlorës, ku gjatë një proteste kundër ndërtimit të një resorti turistik pati disa protestues u dhunuan nga rojeve private të sigurisë. Deputetët Erion Braçe, Ardit Bido dhe Briseida Çakërri kanë dënuar dhunën e ushtruar ndaj qytetarëve dhe kanë kërkuar hetim të plotë të ngjarjes. Deputeti Erion Braçe e cilësoi të papranueshme dhe kriminale dhunën e ushtruar ndaj protestuesve, duke vlerësuar pezullimin e drejtorit të Policisë së Vlorës, por duke theksuar se kjo masë nuk është e mjaftueshme. Sipas tij, një protestues paqësor u godit dhe u tërhoq zvarrë nga persona të paautorizuar, në prani të forcave të policisë. Braçe akuzoi drejtuesit e Policisë së Vlorës se jo vetëm nuk garantuan zhvillimin...