“Dhuna ishte pika e fundit e gotës”, Çupi tregon se pas protestës në Zvërnec fshihen interesa kundër Shqipërisë

“Dhuna ishte pika e fundit e gotës”, Çupi tregon se pas protestës në Zvërnec fshihen interesa kundër Shqipërisë

Analisti Frrok Çupi thotë se projekti në Zvërnec, është një investim i rëndësishëm për Shqipërinë, që do gjenerojë mijëra vende të reja puna. Në një intervistë për “Newsline” në ABC News, Çupi u shpreh se protesta e organizuar kundër këtij projekti, është e kurdisur kundër Shqipërisë. Çupi shtoi se pati një dezinformim të qëllimshëm lidhur me këtë projekt. “Jo vetëm e ndjeshme, por domosdosmërisht për t’u zgjidhur sa më shpejt. Është investim që e çon vendin në situatë krejt të paimagjinueshme. 4 miliardë euro investim, kur investimet e huaja në Shqipëri, në 2025, shkuan 1.6 miliardë. Parashikon 10 mijë vende pune të reja për qytetarët e vendit. Është investim i kryer nga kompani të njohura në botë. Është e përmasave shumë të mëdha. Dhuna ishte...