Dhuna e policisë ndaj protestuesve/ Belind Këlliçi: Rama po ndalon protestën dhe po e çon vendin drejt konfliktit civil
Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ka akuzuar kryeministrin Edi Rama për cënim të demokracisë dhe të drejtës së qytetarëve për të protestuar, pas bllokimit dhe dhunës barbare të policisë ndaj marshimit paqësor të opozitës. Në reagimin e tij, Këlliçi e cilëson ndërhyrjen si “aktin më të rëndë të këtyre 35 viteve”, ndërsa shton se kufizimi i protestës përbën “fundin zyrtar të demokracisë dhe bashkëjetesës politike në vend”. Ai akuzon Ramën se po përshkallëzon tensionin politik dhe po tenton të vendosë një regjim shtypës ndaj qytetarëve dhe opozitës. Reagimi i Këlliçit: Pengon drejtësinë me votë në Kuvend, nuk lejon Opozitën të ushtrojë të drejtat e saj parlamentare, kontrollon e censuron mediat, tani Edi Rama ka vendosur të ndalojë edhe protestën. Moslejmi i marshimit paqësor, me...
Burimi:
sot.com.al