Dhënia e licencës së kazinosë tek “Air Albania”, Berisha: Olsi Rama është njeriu më kryesor në lojërat ilegale të fatit

Dhënia e licencës së kazinosë tek “Air Albania”, Berisha: Olsi Rama është njeriu më kryesor në lojërat ilegale të fatit

Ish-kryeministri Sali Berisha akuzoi sot Olsi Ramën, vëllain e kryeministrit Edi Rama si personin kryesor që qëndron pas lojërave ilegale të lojërave të fatit. Berisha u pyet sot nga qytetarët lidhur dhe me një tjetër denoncim të opozitës për dhënien licencës së kazinosë në godinën e stadiumit Air Albania. “Ne jemi të sigurt që Olsi Rama është sot njeriu më kryesor në lojërat ilegale të fatit. Është kryesor në vjedhjet që i bëhen qytetarëve europiane me call-centre. Vendi i tij duhet të jetë para ligjit”, tha Berisha. Kreu i demokratëve ka folur dhe për skemën se si një tokë e blerë për 350 mijë euro është shitur disa herë deri në vlerën e 26 milionë eurove dhe kjo sipas tij ka lidhje me licencën e...