Detyrat e BE për drejtësinë, ministri Gogu pas konferencës ndërqeveritare në Bruksel: Fokusi te rritja e shpejtësisë në dhënien e vendimeve gjyqësore dhe antikorrupsioni
Në një intervistë për gazetarin e Top Channel, Muhamed Veliu, nga Brukseli, ministri i Drejtësisë, Toni Gogu, u shpreh se gjatë konferencës ndërqeveritare Shqipëri-BE, që u mbajt ditën e djeshme, u vlerësua progresi i Shqipërisë në luftën kundër korrupsionit. Si drejtues i Ministrisë së Drejtësisë, Gogu deklaroi se puna e tij do të fokusohet më shumë në rritjen e shpejtësisë për dhënien e vendimeve gjyqësore dhe fuqizimin e garancive procedurale të aktorëve të sistemit të drejtësisë. Intervista e plotë: Gazetari: Dje u mbajt konferenca e 8 ndërqeveritare Shqipëri-BE, nga ku nisi mbyllja e kapitullit të parë “Themeloret”. Ju ishit në atë konferencë. Çfarë detyrash ju lanë? Ministri Gogu: Detyrat që i lihen kujtdo që ngjit një majë janë detyra për sistemin e drejtësisë shumë të...
Burimi:
top-channel.tv