Dëshmia/ Albert Xhani në GJKKO: Ish-kryebashkiaku Rama shkaktari që klubi mbeti pa terrene sportive
Dëshmia/ Albert Xhani në GJKKO: Ish-kryebashkiaku Rama shkaktari që klubi mbeti pa terrene sportive Ish presidenti i klubit Partizani, Albert Xhani ka dëshmuar sot në seancën e radhës gjyqësore që u mbajt në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) për dosjen “Partizani”, me të pandehur ish kryeministrin Sali Berisha, dhëndrin e tij Jamarbër Malltezi dhe disa të tjerë. I pyetur nga SPAK për marrëdhënien mes klubit dhe shoqërisë “Partizani”, Xhani deklaroi se rreth viteve 2000-2001 u bë shndërrimi i shoqatës sportive në shoqëri aksionere, sipas ligjeve të kohës dhe rregullave të FIFA-s dhe UEFA-s. Ai tha se për terrenet sportive nuk kishin dokumentacion pronësie dhe fillimisht kishte menduar se toka nuk kishte pronarë. Sipas tij, më vonë u mësua se prona...
Burimi:
sot.com.al