‘Deri dje heshtnin ose bashkëpunonin me të…’/ Bylykbashi thirrje demokratëve: Ne do ta rrëzojmë Ramën

‘Deri dje heshtnin ose bashkëpunonin me të…’/ Bylykbashi thirrje demokratëve: Ne do ta rrëzojmë Ramën

Drejtuesi politik i PD për Qarkun e Vlorës, Aurel Bylykbashi ka reaguar pas protestave masive për Zvërnecin që kanë shpërthyer në vendin tonë dhe përtej kufirit. Përmes një statusi në rrjetet sociale, Bylykbashi u ka bërë thirrje demokratëve të zgjohen, pasi opozita prej kohësh ka trumbetuar kauzat e saj, që prej ardhjes në pushtet të socialistëve. ‘Ne nuk mund t’ua u falim, por edhe as t’ua lëmë kolateral atyre, që deri dje heshtnin, ose bashkëpunonin me të.., kur ne përballeshim dhe përlesheshim..!!!’, shkruan Bylykbashi. Drejtuesi politik i demokratëve në Vlorë u kërkon demokratëve, të mos tremben përballë qëndresës së tyre ndër vite. ‘Ne jemi ata, qe do ta rrëzojmë Edi Ramën..!!! Ne.., luftëtarët e përjetshëm për Liri dhe Demokraci në këtë vend..!!!’, përmbyll reagimin e...