Deputetja e PS në Kuvend: Ja shqetësimet e banorëve të qarkut Elbasan për Korridorin VIII

Deputetja e PS në Kuvend: Ja shqetësimet e banorëve të qarkut Elbasan për Korridorin VIII

Shqetësimet e banorëve të qarkut të Elbasanit në lidhje me ecurinë e implementimit të projektit të Korridorit VIII u ngritën sot në seancën plenare nga deputetja e PS-së, Sara Mila, e cila ka listuar edhe disa problematika me të cilat po ndeshen banorët në terren. “Vetëm këto ditë, në kuadër të Punët e Shqipërisë, kam vizituar 12 herë Paprin, ku ky proces po ndeshet edhe me disa problematika.Në Broshkë, kërkohet azhurnimi i tokave dhe ndërtimi i rrugëve dytësore paralele me korridorin, sepse pa to, qarkullimi i ambulancave, zjarrfikëseve dhe mjeteve bujqësore bëhet i vështirë. Në Valas, banorët kërkojnë një zgjidhje për rrugën e Canëve, me një nënkalim funksional që garanton lëvizjen normale. Ndërkohë, shumë familje nuk figurojnë në fletoret zyrtare ose kanë pasaktësi në sipërfaqe....