“Deputeti i PS ushtroi dhunë retorike ndaj kolegut”/ Bido i përgjigjet OMONIA-s: Po përpiqeni t’i impononi protestës…
Bashkimi Demokratik i Minoritetit Etnik Grek (OMONIA), përmes një komunikate për shtyp, ka akuzuar deputetin socialist Ardit Bido, se ka përdorur gjuhë urrejtjeje ndaj ‘komunitetit etnik grek’ në Shqipëri, pas debateve për ‘Zvërnecin’. Përmes komunikatës, OMONIA akuzon Ardit Bidon se ka përdorur një gjuhë të papërshtatshme në një emision televiziv, ndaj deputetit të Lëvizjes Bashkë, Redi Muçi (i cili ka origjinë minoritare greke). “Tejkalon çdo precedent transmetimi i djeshëm që në tërësi ju disponua emisioni, pa vërejtje për neutralitet dhe përmbajtje ndaj standarteve, një deputeti të kampit të shumicës qeverisëse për të ushtruar dhunë retorike ndaj një kolegu të tij që i përket origjinës dhe identitetit Helenik. Debati nuk ju referua qëndrimit dhe pikëpamjeve dhe deputeti i targetuar nuk i përket spektrit të aktivistëve për...
Burimi:
sot.com.al