Deputeti i PS: Secili prej nesh po reflekton, pavarësisht nga numrat! Demokracia nuk dëmtohet nga protestat
Deputeti i Partisë Socialiste, Eduard Shalsi, i ftuar në emisionin “Trialog” të moderuar nga Alba Alishani në RTSH, ka komentuar protestën që prej disa ditësh po zhvillohet para Kryeministrisë në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Ai theksoi se mazhoranca nuk e ka mohuar kurrë ekzistencën e një pjese të shëndetshme të qytetarëve që marrin pjesë në protesta, por ka vënë në dukje edhe elementë të papranueshëm. “Protestat janë informacion dhe duhet analizuar nga qeveria. Secili prej nesh po reflekton dhe pavarësisht nga numrat, po reflekton, sepse demokracia nuk dëmtohet nga protestat.” Shalsi u shpreh se që në fillim, kryeministri Edi Rama dhe deputetët e mazhorancës kanë folur për protestues të shëndetshëm, por edhe për një pjesë tjetër që është shfaqur me vulgaritete, banalitet dhe gjuhë primitive,...
Burimi:
javanews.al