“Deputetët nuk zgjidhen për të lënë bosh karriget”, Leskaj kritikon bojkotin e PD-së
Deputeti i Partisë Demokratike, Bujar Leskaj, ka dalë kundër vendimit të Sali Berishës për të bojkotuar seancën plenare të Kuvendit, duke e cilësuar mungesën në sallë si një gabim politik. Në një reagim në rrjetet sociale, Leskaj shkruan se opozita duhej të përdorte foltoren e Parlamentit për të ngritur problematikat dhe për të përballur qeverinë me argumente, pyetje dhe kritika. “Bojkoti i djeshëm nga Partia Demokratike i seancës plenare të Kuvendit ishte një gabim politik dhe institucional”, shprehet Leskaj, duke ngritur pyetjen se çfarë kuptimi dhe mesazhi kishte ky vendim. Postimi i plotë: Bojkoti i djeshëm nga Partia Demokratike i seancës plenare të Kuvendit ishte një gabim politik dhe institucional. Ne duhej ta shfrytëzonim foltoren e Kuvendit për të përballur sektin Rama në qeverisje me...
Burimi:
javanews.al