“Deputetët nuk na përfaqësojnë”/ 51 ditë revoltë për dorëheqjen e Ramës, qytetarët protestë sot para Kuvendit

“Deputetët nuk na përfaqësojnë”/ 51 ditë revoltë për dorëheqjen e Ramës, qytetarët protestë sot para Kuvendit

Qytetarët që prej 50 ditësh vijojnë protestat kundër qeverisë kanë paralajmëruar një tjetër tubim, i cili do të zhvillohet sot përpara godinës së Kuvendit të Shqipërisë, në të njëjtën kohë me seancën plenare. Seanca është njoftuar se do të nisë në orën 12:00. Organizatorët u kanë bërë thirrje qytetarëve të marrin pjesë në protestë, duke deklaruar se synojnë të përcjellin mesazhin e tyre edhe përpara deputetëve.Sipas aktivistëve, protesta para Kuvendit do të jetë një vazhdim i rezistencës qytetare që prej shtatë javësh zhvillohet çdo mbrëmje në Tiranë. Ata kanë theksuar se tubimi synon të shprehë pakënaqësinë ndaj institucioneve dhe mënyrës së funksionimit të Parlamentit. “Do t’i tregojmë Kuvendit se nuk ndihemi të përfaqësuar dhe se qytetarët kërkojnë ndryshim”, është shprehur një nga aktivistët gjatë protestës...