Deputetët mbërrijnë në Kuvend para kohe, protestuesit qëllojnë makinën e Peleshit. Forca të shumta policie në terren
Pas protestës së paralajmëruar mbrëmjen e shkuar përpara kryeministrisë për t’u mbledhur sot para parlamentit, godina është rrethuar nga barrierat metalike dhe forcat e policisë. Një pjesë e deputetëve të PS dhe PD kanë hyrë brenda Kuvendit. Protestuesit kërkuan një ditë më parë që secili të furnizohej me vezë e miell për të gatuar “brumin e demokracisë.” Nuk munguan as tonet paralajmëruese ndaj policisë, të cilëve iu kërkua “të kenë kujdes.” Sot, me thirrjet “hajdut” e “plehrë”, protestuesit para parlamentit kanë qëlluar me miell e vezë makinën e kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshit. Ndërkohë Policia përmes një reagimi të shpejt ka shoqëruar disa protestues që në fillim.
Burimi:
javanews.al