“Departamenti i urtësisë artificiale në PD do ketë dy qëllime kryesore”/ Berisha: Për partinë tani dhe për qeverisjen nesër në pushtet

“Departamenti i urtësisë artificiale në PD do ketë dy qëllime kryesore”/ Berisha: Për partinë tani dhe për qeverisjen nesër në pushtet

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi gjatë prezantimit të departamentit të inteligjencës artificiale se PD do të jetë partia e parë në Shqipëri që do të përfitojë gjerësisht nga avantazhet e “urtësisë artificiale” në të gjitha fushat e veprimtarisë së saj politike dhe organizative. Ai theksoi se qëllimi kryesor është përdorimi i teknologjisë në funksion të qytetarëve dhe rritjes së transparencës në qeverisje, duke e cilësuar mungesën e saj si një problem madhor në vend. “Ndaj dhe ne krijojmë këtë departament me dy qëllime kryesore. Së pari vetë partia duhet të përjetojë të gjitha avantazhet e epokës së urtësisë artificiale. Së dyti dhe më e rëndësishmja, nesër në pushtet, ekipi ynë duhet të jetë i gatshëm për zbatimin, aplikimin, zhvillimin e të gjitha avantazheve...