Demokratët kërkuan mocion me debat për protestën dhe raportin e PE! Konferenca e Kryetarëve i përgjigjet pozitivisht
Konferenca e Kryetarëve ka pranuar dhe futur në rend dite për shqyrtim dy kërkesat për mocion me debat të kërkuara nga Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike. Pas diskutimit të tyre ditën e enjte pritet që mocionet me debat të kalojnë ose jo në seancë plenare në Kuvend. Kujtojmë se Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike, i është drejtuar Kuvendit me dy kërkesa për mocion me debat, njëra ditën e sotme dhe tjetra dje. Kërkesa e sotme konsiston nën argumentin që protestat e vazhdueshme qytetare dhe shqetësimet e ngritura mbi qeverisjen, transparencën dhe mbrojtjen e interesit publik kërkojnë një diskutim të menjëhershëm në Parlament, ndërsa dje ata kërkuan një mocion me debat për raportin e Komisionit Evropian për Shqipërinë. Njoftimi i bërë nga Konferenca e Kryetarëve: Të...
Burimi:
ntv.al