65 ditë protestë radhazi/ Qytetarët i lënë shënimin simbolik Ramës: Nuk ka marrëveshje!
Në ditën e 65-të të protestës kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama, qytetarët kanë lënë një tjetër mesazh simbolik në bulevardin përpara Kryeministrisë. Protestuesit kanë formuar me shkrim gjigant në shesh mesazhin “NO DEALS”, në shqip “Nuk ka marrëveshje!“, duke përcjellë qartë qëndrimin e tyre se kërkesa për dorëheqjen e kryeministrit nuk është e negociueshme.
Burimi:
syri.net