Delegacioni i Kuvendit në Madrid, Spanja rikonfirmon mbështetjen për integrimin e Shqipërisë në BE

Delegacioni i Kuvendit në Madrid, Spanja rikonfirmon mbështetjen për integrimin e Shqipërisë në BE

Një delegacion i Komisionit për Evropën dhe Punët e Jashtme të Kuvendit të Shqipërisë (KEPJ), i kryesuar nga Igli Hasani, ka zhvilluar një vizitë zyrtare në Madrid, me ftesë të kryetares së Komisionit të Punëve të Jashtme të Senatit spanjoll,  Pilar Rojo Niguera. Agjenda përfshiu takime të nivelit të lartë me Komisionin e Përbashkët për BE-në në Kongres, si dhe me komisionet respektive të politikës së jashtme në Senat e Kongres. Pjesë e delegacionit shqiptar, i cili u shoqërua nga ambasadorja Entela Gjika, ishin zëvendëskryetarja e KEPJ-së, Albana Vokshi, si dhe deputetët Skënder Pashaj dhe Vangjel Dule. Gjatë kësaj vizite, parlamentarët shqiptarë ndoqën nga afër edhe seancën plenare të Senatit spanjoll, ku u përshëndetën zyrtarisht nga drejtuesit e seancës. Mbështetja euroatlantike dhe ecuria e reformave...