“Dekorimi i Bardhyl Agasit një turp”, Berisha: Ja mesazhi që jep Rama për qytetarët e Durrësit dhe Prokurorinë

“Dekorimi i Bardhyl Agasit një turp”, Berisha: Ja mesazhi që jep Rama për qytetarët e Durrësit dhe Prokurorinë

Kryedemokrati Sali Berisha e konsideroi sot dekorimin e Bardhyl Agasit një poshtërim të rëndë dhe fyerje për çdo socialist të ndershëm. Kreu i selisë blu thekson përmes një postimi në rrjetet sociale se sipas kodit të mafies, ky dekorim u thotë qytetarëve të Durrësit se elitë bëhesh vetëm kur je mafioz, duke u dhënë mesazhin: “Mos guxoni të përçmoni Agasët, sepse ata janë paria e qytetit”. Po ashtu sipas Berishës ky akt është një paralajmërim i fortë për Prokurorinë, që mos hetojë pasuritë kriminale të Agasëve, bab e bir. Reagimi i Berishës Miq, pas përgjërimit disa ditë më parë për ‘virgjëreshën e korrupsionit’, Lindën e gjorë të AKSHI-t, Edi Rama kreu dje në Durrës një tjetër akt të rëndë lëpirje publike. Këtë herë ndaj vetë...