Deklaratat e ministres serbe, Berisha: Të shpallet “non grata”, të paditet për nxitje të gjenocidit
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar pas deklaratave të ministres në qeverinë serbe, Snezhana Paunoviç, duke i cilësuar ato si raciste, antishqiptare dhe të papranueshme. Sipas Berishës, deklarata e ministres serbe, e cila tha se po të ishte në vend të Sllobodan Millosheviç në vitin 1998 do ta kishte “spastruar etnikisht Kosovën”, ka shkaktuar reagime të forta ndërkombëtare. Ai thekson se ndaj kësaj deklarate kanë reaguar Zëdhënësia e Komisionit Evropian, Komisionerja për Zgjerim, Marta Kos, Ministria e Jashtme e Mbretërisë së Bashkuar, eurodeputetë dhe personalitete të shumta në Serbi. Berisha kritikon mungesën e një reagimi nga qeveria shqiptare, duke e cilësuar heshtjen e saj si të pajustifikuar. Kreu i PD-së i referohet edhe kërkimfaljes së mëvonshme të ministres serbe, e cila sqaroi se...
Burimi:
sot.com.al