Deklarata e Berishës ndaj Gonzatos, reagon BE: Sulm personal, i papranueshëm
Silvio Gonzato dhe Sali Berisha TIRANË- Pas reagimit të Ambasadës së Gjermanisë dhe ambasadorit të Qipros në Athinë, Stavros Avgoustides, i cili mbulon edhe Shqipërinë, Bashkimi Europian ka reaguar pas deklaratave të kreut të Partisë Demokratike, Sali Berisha, të bëra një ditë më parë ndaj ambasadorit Silvio Gonzato. Përmes një reagimi zyrtar, një zëdhënës i unionit i cilësoi të papranueshme sulmet ndaj ambasadorit Gonzato, duke theksuar se ato u bënë edhe në Ditën e Europës. “Deklarata të tilla janë të papranueshme. BE-ja dënon me forcë sulmet personale të bëra në Ditën e Europës ndaj ambasadorit të Bashkimit Europian në Shqipëri. Ambasadori i BE-së ka vepruar në çdo kohë me profesionalizëm dhe integritet të plotë. Ne kemi besim të plotë tek ai dhe puna e tij”,-...
Burimi:
zeri.ai