Debati për konsullatën serbe në Shkodër, Hoxha: Asnjë hap pa dakordësi të plotë mes palëve

Debati për konsullatën serbe në Shkodër, Hoxha: Asnjë hap pa dakordësi të plotë mes palëve

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka reaguar pas debatit të krijuar nga deklaratat e ministrit të Jashtëm të Serbisë Marko Gjuriç, për mundësinë e hapjes së një konsullate serbe në Shqipëri, konkretisht në Shkodër. Në një reagim në rrjetin “X”, Hoxha bëri të ditur se Shqipëria ka kërkuar hapjen e një Konsullate të Përgjithshme në Luginën e Preshevës, ndërsa Serbia ka kërkuar hapjen e një Konsullate të Përgjithshme në Shkodër. Sipas tij, veprimet konkrete do të ndërmerren vetëm pasi të ketë dakordësi të plotë mes dy palëve për të gjitha aspektet e procesit. Ministri theksoi se reciprociteti është një parim themelor i marrëdhënieve diplomatike dhe një instrument i politikës së jashtme për avancimin e interesave kombëtare, duke sqaruar se ai nuk...