Debati në Kuvend/ Deputetja Vokshi: Ministri mashtroi, raporti i IBAR nuk është miratuar. Gogu: Keni smirë politike, ju vini këtu e ngrini vetëm akuza

Debati në Kuvend/ Deputetja Vokshi: Ministri mashtroi, raporti i IBAR nuk është miratuar. Gogu: Keni smirë politike, ju vini këtu e ngrini vetëm akuza

Seanca plenare e kësaj të enjte në Kuvendin e Shqipërisë nisi me debate. Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi, akuzoi ministrin e Drejtësisë, Toni Gogun, se ka gënjyer sa i përket miratimit të raportit të IBAR-it. “Me çfarë pafytyrësie, ose paaftësie, mundte një ministër të japë një lajm që s’është i vërtetë. Raporti i IBAR nuk është miratuar. Unë nuk e di me çfarë kurajë mund të dalësh. Të paktën tre vende anëtare nga 27 kanë pasur probleme me grupkapitujt e parë. E kanë shtyrë deri të premten. Të paktën ministri Gogu të priste deri të premten. Pra, ministër Gogu, që shpërndan lajme të pavërteta dhe që i jep meritat Edi Ramës që s’i meriton, të dalë të kërkojë falje. Kërkoj që ministri të kërkojë...