Debati në Kuvend! Bozdo kritikon rritjen e çmimeve, Ibrahimaj: Kemi vepruar me përgjegjësi për shmangien e abuzimeve
Deputeti i Partisë Demokratike, Eno Bozdo, ka zhvilluar sot në Kuvend një interpelancë me ministren e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, lidhur me rritjen e çmimeve dhe masat që qeveria po ndërmerr për përballimin e situatës ekonomike. Në fjalën e tij, Bozdo u shpreh se interpelanca është thirrur për të marrë përgjigje mbi qëndrimin e qeverisë në një kohë kur, sipas tij, tensionet në Lindjen e Mesme kanë sjellë rritje të ndjeshme të çmimeve të karburanteve, plehrave kimike dhe produkteve të shportës ushqimore. Ai theksoi se këto kategori ndikojnë drejtpërdrejt në koston e jetesës për qytetarët, por edhe në sektorët ekonomikë si industria dhe bujqësia. “Çmimet janë rritur në çdo sektor të jetës ekonomike. Shqiptarët janë ndër popujt më të varfër, ndoshta populli më i...
Burimi:
javanews.al