Debatet brenda mazhorancës/ Muka: Nëse PS do ishte në opozitë do kishte “kasaphanë”! Kaziaj: Ka humbur parlamentarizmi

Debatet brenda mazhorancës/ Muka: Nëse PS do ishte në opozitë do kishte “kasaphanë”! Kaziaj: Ka humbur parlamentarizmi

Ministrit i Bujqësisë, Andis Salla mungoi në interpelancën e kërkuar nga deputeti socialist Erion Braçe  për çështjen e kafshëve të rrugës dhe mënyrën e trajtimit të tyre pas ngordhjes. Braçe e cilësoi mungesën e ministrit si mungesë të rëndë respekti ndaj Kuvendit dhe një përpjekje për t’iu shmangur përgjegjësisë politike për situatën alarmante në sektorin e veterinarisë dhe menaxhimin e kafshëve endacake. I ftuar në studion e QUO VADIS në Vizion Plus, avokati Altin Kaziaj u shpreh se ministrat janë të detyruar të paraqiten në interpelancë kur kërkohet nga deputetët. Referuar këtij debati, por edhe zhvillimeve të tjera brenda PS-së, Kaziaj i qujti si një dobësim të funksionit të Parlamentit. Ai shtoi se qytetarët shpesh ndikohen nga përfitimet personale në procesin e votimit, duke mos...