Debate të forta për Territorialen, Zotkaj i Poliçanit braktis mbledhjen: PS mosmirënjohëse! Rama: Djegia e teserave, paturpësi! Përzë Memën e Dimalit

Debate të forta për Territorialen, Zotkaj i Poliçanit braktis mbledhjen: PS mosmirënjohëse! Rama: Djegia e teserave, paturpësi! Përzë Memën e Dimalit

Mbledhja prej 4 orësh e kryeministrit Rama me kryebashkiakët e majtë të bashkive të preken nga reforma territoriale, është zhvilluar me tone të ashpra e përplasje të forta mes kreut të qeverisë dhe 4 prej kryetarëve të bashkive që parashikohet të shkrihen, Poliçani, Dimali, Selenica dhe DivjaKa. Report tv mëson se kryetari i Bashkisë së Policanit është larguar nga mbledhja pas një përplasje me tone të ashpra me kryeminsitrin që ka shkuar deri në ofendime nga ana e tij. Gjatë diskutimeve Rama i ka thënë Adriatik Zotkajt: “Ti nuk duhet të ishe fare këtu. Ajo që bëri Policiani me djegien e kartave ishte një akt paturpësie”. Ndërsa Zotkaj i cili edhe publikisht ka qenë kundër shkrirjes së bashkisë, me argumentin se do të largohen shërbimet...