Debate mes protestuesve në mbledhjen e parë të Kuvendit Qytetar! Ndizen polemika dhe akuza mes tyre

Debate mes protestuesve në mbledhjen e parë të Kuvendit Qytetar! Ndizen polemika dhe akuza mes tyre

Që prej ditës së djeshme ka shpërthyer një debat i fortë në grupet WhatsApp të krijuara ditët e fundit nga koordinatorët e protestës, pas një mbledhjeje gjysmë të fshehtë që u zhvillua në Hotel Tirana. Sekreti që vazhdon të mbulojë organizatorët, në vend që ta bëjë procesin më efikas, po ushqen gjithnjë e më shumë dyshime, mosbesim dhe akuza të ndërsjella. I pari që njoftoi për mbledhjen, vetëm pasi ajo kishte përfunduar, ishte Klajdi Bello, i cili publikoi në Facebook edhe fotografi nga takimi, duke shkruar: “Vëllezër e motra, dëshirojmë t’ju informojmë se pas një takimi i cili zgjati 5 orë të plota, Grupi Nismëtar për organizimin e Kuvendit Kombëtar të Protestës, miratoi në unanimitet platformën dhe kriteret e anëtarësimit. Na u nevojiten 34 ditë...