Debat për Reformën Territoriale në Fier/ Mazniku: Fokus te kompetencat e bashkive! Boçi: Reforma e 2014-ës ka dështuar në përfaqësim

Debat për Reformën Territoriale në Fier/ Mazniku: Fokus te kompetencat e bashkive! Boçi: Reforma e 2014-ës ka dështuar në përfaqësim

Në Fier u zhvillua sot takimi i radhës i Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Reformën Administrativo-Territoriale, ku morën pjesë qytetarë, përfaqësues të pushtetit vendor, organizata joqeveritare dhe deputetë. Gjatë fjalës së tij, bashkëkryetari socialist i Komisionit, Arbjan Mazniku, është shprehur se fokusi i reformës duhet të jetë te kompetencat që duhet të kenë bashkitë, për ta ofruar më mirë shërbimin ndaj qytetarëve. Sipas Maznikut, Reforma Territoriale e vitit 2014 ishte një hap pozitiv në forcimin e rolit të bashkive. Një numër i ulët bashkish me kompetenca të forta, do të ishte një zgjidhje sipas Maznikut, që pushteti vendor të kishte një rol më aktiv në problemet e qytetarëve. “Shpesh herë kur themi raporti i qytetarit me shtetin, në fakt pjesa më e madhe e asaj që shumica e...