Debat për protestat në Parlament, Berisha: Rama të japë llogari. Balla e sfidon: Dil në shesh

Debat për protestat në Parlament, Berisha: Rama të japë llogari. Balla e sfidon: Dil në shesh

Partia Demokratike bllokoi mbledhjen e parlamentit duke kërkuar ndryshimin e rendit të ditës në mënyrë që debati të fokusohej te kërkesat e qytetarëve, të cilët po protestojnë prej më shumë se dy javësh. Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha deklaroi se e vetmja agjendë e kuvendit duhet të jenë kërkesat e protestuesve, por kërkesa e PD-s, të cilat u hodh poshtë nga mazhoranca socialiste. “Unë mendoj se vazhdimi me çështje të tjera në këtë Parlament, pa ardhur Rama këtu, për mocion me debat, është një akt sa tradhtie, aq edhe cinizmi ndaj qytetarëve shqiptarë. Nuk keni të drejtë të injoroni qindra mijëra qytetarë që kanë 18 ditë me flamurin e ligjit në dorë, duke sakrifikuar orë të tëra”, tha Berisha.  “I fundit që mund të...