Debat për protestat/ Analisti kritikon simbolin e arkivolit, Kalemaj i përgjigjet me shembuj nga Europa

Debat për protestat/ Analisti kritikon simbolin e arkivolit, Kalemaj i përgjigjet me shembuj nga Europa

Në emisionin “3D” të Alban Dudushit në RTSH1 analistët Arben Meçe dhe Ilir Kalemaj u përplasën rreth natyrës së protestave, duke u fokusuar veçanërisht në përdorimin e arkivoleve si simbol proteste. Arben Meçe e konsideroi arkivolin si simbol të vdekjes dhe akuzoi disa protestues për falënderim të “vdekjes paqësore”. “Falënderonin, falënderonin vdekjen paqësore. Se pse kudo ku është arkivoli është vdekje?” – tha Meçe. Ilir Kalemaj u përgjigj duke mbrojtur përdorimin simbolik të arkivoleve, duke iu referuar praktikave në vendet evropiane: “Po 20 shtete evropiane që kanë përdorur protesta me arkivole në mënyrë simbolike dhe metaforike: Britania e Madhe, Franca, Gjermania, Italia, Greqia, Rumania, Bullgaria… dhe kanë qenë fermerë, kanë qenë studentë. Çfarë janë këta?” Debati vijoi më tej kur Meçe foli për vandalizmin gjatë...