Debat në Parlament për “Zvërnecin”, Berisha: Rama anti miting kundër qytetarëve. PS: Investimi do bëhet!
Për rreth 2 orë parlamenti debatoi për investimin e Jared Kushner, dhëndrit të presidentit amerikan Trump, në Zvërnec dhe për protestat që prej 4 ditësh po zhvillohen kundër këtij projekti. Kryetari i partisë demokratike Sali Berisha akuzoi kryeministrin Edi Rama se synon të zhvillojë një anti-miting kundër protestuesve në Vlorë, duke e paralajmëruar të mos ndërmarrë veprime përçarëse. Por socialistët theksuan se aktiviteti i PS në sheshin e flamurit është vetëm për të festuar krijimin e kësaj force politike. “Të marrësh nëpunësit tu dhe të dalësh në anti-miting ndaj protestës qytetare. A ka akt më përçarës? A ka akt më absurd? Është akt lufte që mafia shtetërore u shpall qytetarëve. Hiqni dorë! Anulojeni! Keni dërguar mesazhe të gjithë punonjësve të Fierit, Lushnjës, të gjithë Jugut....
Burimi:
vizionplus.tv