Debat në Kuvend për investimin në Zvërnec, Bido sulmon Shehajn: U kujtuat të reagoni me vonesë

Debat në Kuvend për investimin në Zvërnec, Bido sulmon Shehajn: U kujtuat të reagoni me vonesë

Deputeti socialist Ardit Bido mori fjalën për t’iu përgjigjur pretendimeve të Agron Shehajt se reagimi i parë për Zvërnecin ka qenë prej partisë së tij. Ajo që i kujtoi Bido Shehajt ishin “të falat e Artur Shehut”. Deputeti socialist e pyeti Shehajn cila ishte arsyeja “pas të falave” kur ai s’e ka përmendur Shehun. “Erdhi çasti të heqim pak maskat. Partia Oportunizmi nuk deklaroi më 30 maj në momentin që doli videoja, asgjë. Vetëm pas reagimit të Ministrisë së Brendshme, ku unë jam një ndër deputetët e PS që i bën thirrje Ministrisë së Brendshme, u kujtuat të bënit një deklaratë. Kam një pyetje… Ulaj… këtu, pse s’keni përmendur një emër? Unë kam këllqe. Kam dalë këtu dhe kam thënë ka 3 pretendentë për pronarët,...