Çupi: Rama ka kapur thelbin e problemit me administratën, ndryshime të shumta në bashki e ministri pas “Besës”!
Analisti Frrok Çupi komentoi zhvillimet e fundit politike në vend, duke ndalur në mbledhjen e kreut të PS Edi Rama me drejtuesit politik këtë të dielë në Pogradec. Çupi u shpreh se kreu i qeverisë ka kapur thelbin e problemit me administratën, të cilën e konsideroi të paaftë dhe jo të modernizuar. “Prej ditës kur ka shpallur atë që mund të quhet dialog ‘BESA’, ka kapur të vërtetën se administrata e shtetit është në momente të vështira. Nuk shërben sa duhet dhe politika e madhe koncentrohet te administrimi. BESA më ka tingëlluar si një gjë që e ka detyruar Ramën të zhvendoset mes ligjit dhe moralit. Në administratën lokale dhe nënmesatare të ministrive do ketë ndryshime të shumta. Administrata ka krijuar klishe, dhe e ka...
Burimi:
javanews.al