Çmimi “Karli i Madh” në Gjermani, Rama i ftuar në ceremoni si pjesë e grupit të miqve të nderit

Çmimi “Karli i Madh” në Gjermani, Rama i ftuar në ceremoni si pjesë e grupit të miqve të nderit

edi rama GJERMANI- Kryeministri Edi Rama do të zhvillojë vizitë në Aachen, Gjermani, sot dhe nesër (13-14 maj), për të marrë pjesë në ceremoninë tradicionale të Çmimit të Karlit të Madh, një nga nderimet më të rëndësishme evropiane për kontributin në bashkimin dhe përparimin e Evropës. Në edicionin e vitit 2026, çmimi i akordohet ish-Presidentit të Bankës Qendrore Europiane dhe ish-Kryeministrit të Italisë, Mario Draghi, për rolin e tij vendimtar në ruajtjen e stabilitetit të Unionit Monetar Evropian. Ceremonia dërgon edhe një mesazh politik të qartë: fuqia dhe sovraniteti i Evropës lidhen ngushtë me qëndrueshmërinë dhe forcën e saj ekonomike. Megjithatë, kjo nuk është vizita e parë e kryeministrit Rama në këtë ceremoni. Më 9 maj 2024, ai mori pjesë gjithashtu në ndarjen e Çmimit të...