“Ç’më duhet mua karrigia?”, projekti në Zvërnec, Rama: Si mund të jenë mediat greke aleatët tuaj për mjedisin?
Kreu i qeverisë, Edi Rama, doli këtë të hënë, 1 qershor, për të folur lidhur me ngjarjen e Zvërnecit, ku punonjësi i një shoqërie private të sigurisë së kantierit ku po protestohej, goditi me grusht njërin prej protestuesve. Po ashtu edhe për të folur për projektin. Gjatë fjalimit të tij, Rama u ndal tek zhurma e krijuar ditët e fundit në media, e sidomos në mediat greke, ku ngriti pyetjen me ironi se si munden të jenë gazetat e Greqisë aleatët e shqiptarëve në mbrojtjen e mjedisit të Shqipërisë. Sipas tij publiku këto ditë është manipuluar. “Nuk mund të besoj se nga ata që i thonë vetes myslimanë, që vetëm Allah e Kuran nuk kanë, sepse bëjnë çdo ditë krimin e ndaluar nga kurani, për...
Burimi:
javanews.al