Çfarë janë “waivers”? Përjashtimet që SHBA mund t’u japë edhe personave “non grata”

Çfarë janë “waivers”? Përjashtimet që SHBA mund t’u japë edhe personave “non grata”

Deklarata e Departamentit Amerikan të Shtetit për Gazetën TemA se janë lëshuar “waivers” për disa sanksione sipas nenit 7031(c) ka sjellë vëmendjen te një instrument pak i njohur i politikës së jashtme amerikane. Në përgjigjen e dërguar për TemA, Departamenti i Shtetit tha: “Departamenti i Shtetit ka lëshuar përjashtime për disa nga sanksionet sipas nenit 7031(c), të vendosura nga administrata e mëparshme, pasi këto përjashtime i shërbejnë një interesi të rëndësishëm kombëtar të Shteteve të Bashkuara.” Por çfarë është një “waiver”? Në praktikën amerikane, waiver është një përjashtim i posaçëm që i jepet një personi për të hyrë në Shtetet e Bashkuara, edhe pse normalisht hyrja do t’i ishte e ndaluar. Në rastet e personave të shpallur “non grata” ose të sanksionuar sipas nenit 7031(c), kjo mund...