Çështja Meta: Transparenca dhe legjitimiteti është interes publik dhe demokratik

Çështja Meta: Transparenca dhe legjitimiteti është interes publik dhe demokratik

Që farsa kundër Ilir Metës është një operacion i mirëfilltë kriminal mediatiko-ligjor i orkestruar vetëm për qëllime politike me synim gjymtimin e pluralizmit politik dhe interesave kombëtare, kjo është shumë e qartë. Por tani është koha të fokusohemi te transparenca dhe legjitimiteti i procesit, si interes publik dhe demokratik. Provokimi terrorist i rrëmbimit të kryer 20 muaj më parë, më 21 tetor 2024, pasi opinioni publik ishte helmuar me një propogandë të shfrenuar për gati 20 vite, synonte të fshihte të vërtetën e madhe se edhe pse veprimet hetimore zyrtarisht kundër Ilir Metës kishin nisur proceduralisht që në vitin 2018, duke marrë persona në pyetje për Ilir Metën që ishte President i Republikës, kishte qenë e pamundur të provohej edhe një kundravajtje administrative apo penale,...