Ceremonia “Tea Awards 2026”, vlerësohen bashkitë dhe subjektet që kanë kontribuuar më shumë për turizmin
Në Pallatin e Brigadave u zhvillua mbrëmja gala e edicionit të parë të “TEA Awards 2026”, ceremoni e dedikuar për vlerësimin e turizmit, inovacionit dhe promovimit të destinacioneve shqiptare. Gjatë ceremonisë u ndanë 35 çmime kryesore, për qytetet më aktive në turizëm, eventet më të kërkuara, atraksionet turistike më të klikuara, që kanë kontribuar në promovimin e turizmit shqiptar përmes platformës digjitale TEA gjatë periudhës 2024–2026. Çmimin e parë “ TEA ALL SENSES”, për bashkinë me organizimin e numrit më të lartë të eventeve nga të gjithë kategoritë e rrëmbeu Tirana. “Nga aplikacioni TEA lind një pjesë e mirë e ministrisë së Turizmit, sepse te TEA shohim atë që na bën sot gjithë kjo ministri: të gjitha eventet, spektaklet, kalendarin vjetor, jetën kulturore dhe artistike...
Burimi:
vizionplus.tv