“Çdo projekt në Zvërnec do t’i nënshtrohet Vlerësimit të Ndikimit në Mjedis”, Jaupaj takon eurodeputetët për Kapitullin 27 dhe integrimin në BE

“Çdo projekt në Zvërnec do t’i nënshtrohet Vlerësimit të Ndikimit në Mjedis”, Jaupaj takon eurodeputetët për Kapitullin 27 dhe integrimin në BE

Kapitulli 27 “Mjedisi dhe Ndryshimet Klimatike” si edhe projekti i mundshëm në Zvërnec, ishin në fokus të takimit të ministrit të Mjedisit Sofjan Jaupaj me një delegacion eurodeputetësh të Parlamentit Europian. Në një postim në rrjetet sociale Sofjan Jaupaj bëri të ditur se u prezantpi eurodeputetëve progresin e Shqipërisë në procesin e integrimit në fushën e mjedisit. Lidhur me projektin në Zvërnec, ai u shpreh se Ministria e Mjedisit po e ndjek çështjen me kujdes maksimal dhe në përputhje me legjislacionin shqiptar dhe standardet e Bashkimit Europian. Sipas tij, çdo projekt do t’i nënshtrohet Vlerësimit të Ndikimit në Mjedis (VNM), procedurave ligjore, konsultimit publik dhe një procesi tërësisht transparent, me mbrojtjen e biodiversitetit si prioritet. “I informova mbi ecurinë e procesit të integrimit në fushën...