“Bypass-i” i Tiranës, Karakaçi inspekton punimet: Nyje strategjike për lidhjen e korridoreve kombëtare
Bypass-i i Tiranës është një tjetër projekt i rëndësishëm infrastrukturor për të cilin ka nisur puna në terren në dy fazat e para. Kjo vepër ka një gjatësi prej 21 kilometrash dhe projekti parashikon ndërtimin e një rruge të kategorisë A, (rrugë ndërurbane kryesore). Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi, së bashku me Drejtorin e Autoritetit Rrugor Shqiptar, Ami Kozeli inspektuan ecurinë e punimeve për këtë vepër, ku deri më tani janë realizuar mbi 30% e punimeve fizike. Ministri Karakaçi e vlerësoi bypass-in e Tiranës si një projekt strategjik pasi bën të mundur lidhjen mes autostradës Milot – Thumanë – Kashar me vazhdimin e autostradës Kashar-Lekaj, pjesë e Korridorit Adriatiko-Jonian, si dhe lidhjen e autostradës Durrës -Tiranë me autostradës Tiranë -Elbasan, pjesë e Korridorit...
Burimi:
javanews.al