Buxheti 2026! Rama: 15 milionë euro për ilaçe për të sëmurët me kancer

Buxheti 2026! Rama: 15 milionë euro për ilaçe për të sëmurët me kancer

Edi Rama TIRANË-Kryeministri Edi Rama nga podcasti i tij 'Flasim' njoftoi miratimin e aktit normativ të buxhetit 2026, i cili përfshin një paketë të re masash sociale për pensionistët, personat me aftësi të kufizuara, fëmijët me nevoja të veçanta dhe pacientët onkologjikë. Rama deklaroi se 15 milionë euro janë vendosur në dispozicion për ilaçe për të sëmurët me kancer. Kreu i qeverisë u ndal edhe te dyfishimi i mbështetjes për fëmijët me aftësi të veçanta.  Edi Rama: Akti Normativ i qershorit tregoi dhe njëherë se ekonomia po rritet përtej parashikimeve, duke sjellë të ardhura gjithashtu përtej parashikimeve. Aprovuam një bonus për pensionistët, një kujtesë për këta njerëz që i kanë dhënë shumë Shqipërisë. Ka që thonë se ne bonusin e japim për fushatë. Jo, ne nuk...