Burime: Nga Brukseli pritet “tym i bardhë” për Shqipërinë! Vendet e BE drejt konsensusit për IBAR
Tym i bardhë’ pritet ditët e ardhshme nga Brukseli për miratimin IBAR-it dhe qëndrimit të përbashkët të vendeve anëtare, në të cilin përcaktohen piketat përmbyllëse të bisedimeve pë anëtarësim. Burime nga Këshilli i BE-së, i thanë Report Tv se pas diskutimeve 2 mujore në Bruksel, ka optimizëm se së shpejti vendet anëtare do të arrijnë konsensusin mes tyre, duke i hapur rrugë fazës së mbylljes së kapitujve negociues. *** Në Këshillin e Bashkimit Evropian, përfaqësuesit e 27 vendeve anëtare, kanë bërë përparim të mirë në diskutimet për ecurinë e Shqipërisë në negociatat për anëtarësim dhe se së shpejti mund të arrijnë një konsensus mes tyre. Lajmi u konfirmua ekskluzivisht për Report Tv nga një burim brenda Këshillit të BE. Në fund të muajit shkurt Komisioni...
Burimi:
javanews.al