“Bufat e kënetës dhe sorrat e inkubatorit do të bëjnë gjithmonë dëm”, Balla i përgjigjet Berishës pas mashtrimit për qumështin në Prishtinë

“Bufat e kënetës dhe sorrat e inkubatorit do të bëjnë gjithmonë dëm”, Balla i përgjigjet Berishës pas mashtrimit për qumështin në Prishtinë

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka reaguar pas asaj që e cilëson si mashtrim nga Sali Berisha lidhur me rastin e qumështit të derdhur në Prishtinë. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Balla u shpreh se do të kishte preferuar që qumështi i derdhur në Prishtinë të ishte shitur në Shqipëri, njësoj siç, sipas tij, shalqiri i Myzeqesë duhet të shitet në Kosovë. “Do të doja shumë që ai qumësht i derdhur në Prishtinë të ishte shitur në Shqipëri, njëlloj sikur shalqiri i Myzeqesë të shitet në Kosovë. Duhet të jemi më të bashkuar me njëri-tjetrin. Përndryshe, bufat e kënetës në Shqipëri dhe sorrat e inkubatorit në Kosovë do të bëjnë gjithmonë dëm, sa herë t’u jepet mundësia”, shkruan Balla. Reagimi...