“BSH po fsheh dokumentacionin për licencimin e JetBank”/ Këlliçi: Do kërkojmë interpelanca urgjente!
Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ka ngritur akuza të forta në Kuvend lidhur me procesin e licencimit të bankës së parë digjitale në Shqipëri, JetBank, duke kërkuar transparencë nga Banka e Shqipërisë dhe institucionet financiare mbikëqyrëse. Gjatë fjalës së tij në seancën plenare, Këlliçi deklaroi se prej janarit 2026 ka dërguar katër kërkesa zyrtare pranë Bankës së Shqipërisë për të marrë informacion mbi procedurën e licencimit të bankës digjitale dhe mbi aksionerët e saj. Sipas deputetit demokrat, kërkesat kanë përfshirë informacione mbi origjinën e kapitalit, eksperiencën dhe reputacionin e aksionerëve, aktivitetet e tyre financiare, si edhe lidhjet e mundshme me kompani Forex apo instrumente financiare derivative. Këlliçi bëri të ditur se Banka e Shqipërisë i ka kthyer tre përgjigje zyrtare, ku sipas tij konfirmohet...
Burimi:
sot.com.al